Blog

  • YouTube tani lejon sharjet në fillim të videove me monetizim të plotë

    YouTube tani lejon sharjet në fillim të videove me monetizim të plotë

    Platforma YouTube ka vendosur një precedent të rëndësishëm dhe ka ndryshuar politikën e saj të reklamave.

    Tani lejon sharje pa censurë në shtatë sekondat e para të një videoje, dhe gjithashtu ka mundësuar monetizimin e asaj përmbajtjeje.

    Siç shpjegohet nga Conor Kavanagh, kreu i politikës së monetizimit të YouTube, më parë video të tilla ishin të kufizuara vetëm në të ardhura të pjesshme nga reklamat, në mënyrë që të përmbusheshin standardet tradicionale.

    Megjithatë, ndryshimi ka hapur derën për performanca pa censurë.

    Por, monetizimi nuk do të jetë ende i mundur nëse përdoren sharje të forta, ose nëse janë shumë të shpeshta gjatë përmbajtjes.

    Pra, YouTube e ka mundësuar atë vetëm në shtatë sekondat e para.

    Ndryshe, në nëntor 2022, YouTube filloi të kufizojë të ardhurat për krijuesit e përmbajtjes që përdorën fjalë të pista në 15 sekondat e para, gjë që shkaktoi reagime të forta nga krijuesit.

  • Shtetësia e Kosovës lajm në mediat britanike, Dua Lipa: E dua këtë vend

    Shtetësia e Kosovës lajm në mediat britanike, Dua Lipa: E dua këtë vend

    Marrja e shtetësisë së Kosovës nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u bë lajm në mediat më prestigjioze britanike.

    Një artikull të veçantë ia ka kushtuar transmetuesi BBC.

    BBC shkruan se këngëtarja ka lindur në Londër nga prindër kosovarë dhe ka jetuar për një kohë të shkurtër në Prishtinë që nga mosha 11-vjeçare, kur prindërit e saj u kthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Në artikull, përmendet edhe deklarata e saj pas marrjes së shtetësisë.

    “Tani dy anët e mia janë një. E dua këtë vend. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, deklaroi ajo.

    Aty, në fokus është edhe pritja që ia bëri Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

    Osmani në ceremoninë zyrtare, e quajti një nder dhënien e shtetësisë për Dua Lipën, duke e cilësuar atë si një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit të Kosovës.

    “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tone”, shkroi ajo, transmeton Klankosova.tv.

    BBC shkruan edhe rreth festivalit Sunny Hill që po mbahet në Kosovë.

    “Ajo ka folur shpesh për dashurinë që ka për vendin dhe ka themeluar një fondacion që ndihmon komunitetet në nevojë në Kosovë. Këngëtarja e “Radical Optimism” u prit në ceremoni nga një kor fëmijësh që kënduan një version të këngës së saj “Levitating””, thuhet në artikull.

    Dua Lipa, tani ka tri shtetësi, atë britanike, shqiptare dhe të Kosovës.

    Ajo ishte pajisur me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj.

    Po në 2022-tën, ajo u nderua gjithashtu me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja Osmani.

    Lipa e cilësoi këtë si një nder dhe privilegj të përfaqësosh vendin tënd në mbarë botën dhe të vazhdosh punën dhe përpjekjet globale.

    BBC tregon se si këngëtarja me famë botërore e themeloi festivalin “Sunny Hill” në vendlindjen e prindërve të saj, bashkë me babain e saj, në vitin 2018.

    ”Ajo kishte shpjeguar vitin e kaluar se festivali u krijua ‘për të ndryshuar narrativën për Kosovën dhe perceptimin se është një vend i shkatërruar nga lufta’”, thuhet në artikull.

    Një shkrim rreth marrjes së shtetësisë së Kosovës, ia ka kushtuar edhe gazeta e njohur britanike The Guardian.

  • Newcastle refuzon 145 milionë euro për Isakun, ky është çmimi i tij

    Newcastle refuzon 145 milionë euro për Isakun, ky është çmimi i tij

    Tregu i transferimeve në Angli është ndezur dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është Alexander Isak. Sulmuesi suedez, një nga yjet kryesorë të Newcastle United, ka marrë një ofertë marramendëse nga Liverpool, në vlerë prej 145 milionë euro.

    Megjithatë, drejtuesit e “Magpies” e kanë refuzuar menjëherë, duke vlerësuar se lojtari i tyre kushton së paku 175 milionë euro.

    Ky refuzim nuk është pritur mirë as nga vetë Isak dhe as nga drejtuesit e Liverpoolit. Në St. James’ Park qëndrimi i klubit për momentin mbetet i palëkundur, por presioni po rritet.

    Sulmuesi suedez ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar këtë verë dhe objektivi i tij është i padiskutueshëm: ai dëshiron të vishet kuq e zi dhe të luajë në “Anfield”. Për të, nuk ekziston plan B – nuk është i interesuar për asnjë tjetër opsion.

    Në këtë garë është futur edhe një konkurrent i tretë. Manchester United po e ndjek me vëmendje situatën dhe është i gatshëm të sfidojë Liverpoolin financiarisht nëse Newcastle vendos ta shesë lojtarin.

    Megjithatë, për momentin, Isak nuk ka treguar interes për projektin e “Djajve të Kuq”, duke mbetur i përqendruar te synimi i tij: Liverpooli.

    Nga ana tjetër, Newcastle ndodhet në një udhëkryq delikat. Ata janë të vetëdijshëm se mbajtja e një lojtari që ka humbur dëshirën për të qëndruar mund të ndikojë negativisht në atmosferën e skuadrës.

    Megjithatë, klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga kërkesat e tij financiare, duke e vlerësuar Isakun si një nga pasuritë më të çmuara të merkatos.

    Historia nuk ka përfunduar. Vera është e gjatë dhe, pavarësisht se për momentin marrëveshja duket e vështirë, gjithçka mund të ndryshojë nëse Newcastle dorëzohet përballë presionit të lojtarit dhe ofertave në rritje.

    Ajo që është e sigurt është se Alexander Isak e ka marrë vendimin e tij – dhe tashmë mbetet të shihet se cili klub do të ndërmarrë hapin tjetër.
  • Bajraktari: Prokuroria në Hagë nuk argumentoi pikën kyçe të aktakuzës për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’

    Bajraktari: Prokuroria në Hagë nuk argumentoi pikën kyçe të aktakuzës për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’

    Pas raportimit se Specialja në Hagë në gjykimin e ish–drejtuesve të UÇK-së ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe nga struktura të tjera të këtij shteti, në Kosovë janë thelluar dyshimet për proces të drejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Avokati Ardian Bajraktari në intervistë për Ekonomia Online e cilëson këtë proces në Hagë si me jo pak shkelje.

    “Procesi në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë ka hyrë në një fazë të rëndësishme, ku rol determinues do të ketë pala mbrojtëse. Ecuria e procesit deri tash është shoqëruar me jo pak shkelje, duke filluar nga mungesa e transparencës e deri te në një proces të tejzgjatur. Pastaj ka pasur edhe sfida, të cilat nuk do të duhej të ndodhnin, me theks të veçantë për sa i përket çështjes së aspektit financiar, pra mbulimit të pagesave të avokatëve mbrojtës”, tha ai.

    Avokati vlerësoi se pika kyçe e aktakuzës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka arritur të argumentohet.

    “Sipas asaj që kemi parë deri më tash, në bindjen time, me theks të veçantë sa i përket asaj që njihet si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, që është pika kyçe e aktakuzës, prokuroria nuk ka arritur të argumentojë një gjë të tillë. Nga shtatori e tutje presim dëgjimin e dëshmitarëve të ftuar nga ana e palës mbrojtëse dhe gradualisht po shkojmë drejt përfundimit të këtij procesi, i cili në bindjen time do të përfundojë nga fundi i këtij viti, eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm”, tha avokati Bajraktari.

  • Dy të plagosur në Podujevë, njëri nga arma e tjetri nga sëpata – tre të arrestuar

    Tre persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje për motive ende të panjohura.

    Sipas policisë, dyshohet që gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

    Nga kjo ngjarje dy persona kanë pësuar, njëri nga sëpata dhe tjetri nga arma e zjarrit.

    Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje”.

     

  • 10 Këshilla të Arta për një Verë “Pa Lekë”: Si të Menaxhoni Paratë në Mënyrë të Sigurt dhe Inteligjente

    10 Këshilla të Arta për një Verë “Pa Lekë”: Si të Menaxhoni Paratë në Mënyrë të Sigurt dhe Inteligjente

    Po niseni? Ndoshta jashtë? Para mbylljes fatale të gazit merrni një minutë kohë për menaxhimin e parave. Ja këshillat e Geronimo Emili, president i CashlessWay, për një verë “pa lekë”.

    1. Përpiquni të përdorni pagesat elektronike në qoftë se keni mundësi, janë të sigurta, komode dhe mund të kontrolloni më mirë buxhetin tuaj.

    2. Mos vendoni kurrë asnjë letër në portofolet me PIN

    3. Më mirë t’i memorizosh me një emër falso në rubrikën e telefonit kodet e ndryshme, mbase duke u vënë para një prefix telefoni, kështu për të ngatërruar sa më shumë të jetë e mundur një ndërhyrje të mundshme. Bëjeni, edhe memoria më e stërvitur, mund të ketë momente të vështira.

    4. Në rubrikë memorizoni edhe numrin e call centerit të huaj të bankës tuaj, kështu që mund të kërkoni ndihmë ose të pezulloni kartën. Mbani mend që nuk është e nevojshme “të digjni” përfundimisht kartën e pagesës: për dyshimin më të vogël të humbjes telefononi dhe zëvendësojeni, mundeni gjithmonë ta aktivizoni në rast konstatimi. Sot mund të nxirren lehtë njoftimet për të bërë pagesën nëpërmjet sms dhe email, kështu që mund të keni edhe konfirmimin e transaksioneve të ndodhura në kohë reale.

    5. Verifikoni që kartat tuaja të pagesës të jenë të aktivizuara edhe për jashtë. Në dyqane mund të paguani lehtësisht nëpërmjet kartës së kreditit, kartës bankomat ose kartës së parapaguar. Dukshëm duhet të jenë të gjitha të aktivizuara në qarqet ndërkombëtare. Për shembull në qoftë se paguani me kartën Bankomat (ATM jashtë), do t’ju kërkohet të përdorni qarkun Maestro. Në qoftë se nuk e keni, bëni një kartë të parapaguar, është shumë e mirë për të limituar dëmet në rast të mashtrimit apo klonimit.

    6. Verifikoni që kartat tuaja të jenë në gjendje të mirë dhe shiriti magnetik, në qoftë se akoma e keni, të funksionojë. Mund të jetë e dobishme sidomos në USA.

    7. Në qoftë se keni nevojë për cash, shmangni sa më shumë të jetë e mundur tërheqjen duke përdorur kartën e kreditit. Komisionet janë të larta mes 4 dhe 6%. Më mirë karta bankomat që ka një komision rreth 2%, por ka një limit të përdorimit të përditshëm që varion nga vendi në vend.

    8. Në qoftë se keni nevojë për valutë lokale të ndryshme nga Euro, përpiquni t’i ndryshoni para se të niseni sepse këmbimi në aeroport ose në zona turistike ka një taksë që nuk është e favorshme. Megjithatë në shumë raste mund të negocioni.

    9. Bëhuni të larmishëm sa më shumë të jetë e mundur për të qenë më pak të dobët në raste mashtrimi.

    10. Në qoftë se keni nevojë për të ndihmuar ekonomikisht për shembull fëmijët tuaj, gjëja më e mirë është wallet elektronik që konsiston në një transferim imediat në rast nevoje si nga banka në wallet edhe nga wallet në wallet.

    Ka oferta të ndryshme, më të mira janë ato të lidhura me një kartë fizike kështu që në vazhdim të transferimit vazhdon në qoftë se është e nevojshme edhe një tërheqje cash e menjëhershme.

  • JU DUA me krejt zemrën”, Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” ku këndoi edhe vetë

    JU DUA me krejt zemrën”, Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” ku këndoi edhe vetë

    Dua Lipa mbrëmë solli hitet e saj më të mëdha në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Përveç tyre, ajo bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa, e sollën edhe një hit të vjetër të grupit Gjurmët, “Era”.

    Dua tha se ta shohë festivalin e krijuar nga ajo duke u rritur në qytetin e saj është përtej asaj që ka ëndërruar, ndërsa ndarjen e skenës me babanë e saj e përshkroi si “një moment të paharrueshëm”.

    “Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, ka shkruar Dua në Instagram.

     

    Lipa ka falënderuar bashkëkombësit e saj edhe gjatë performancës mbrëmë, duke iu drejtuar atyre në shqip.

  • Dukagjin Lipa: Dua s’do performojë çdo vit në “Sunny Hill”

    Dukagjin Lipa: Dua s’do performojë çdo vit në “Sunny Hill”

    Dukagjin Lipa, ka folur për natën e parë të këtij festivali i cili nisi mbrëmë.

    Lipa ekskluzivisht në “Prive” në Klan Kosova tha se për ta që punojnë në festival, mund ta shijojnë më pak, pasi janë duke punuar gjatë gjithë kohës që performanca e artistëve dhe çdo gjë tjetër të jetë sa më e mirë.

    “E shijojmë në një masë por jo sikur publiku. Edhe dita e parë është më e vështira e festivalit pasi gjithçka duhet të kontrollohet në masa shumë më të mëdha, por të gjithë e kemi shijuar shumë mbrëmë festivalin”, tha Lipa, njofton Klankosova.tv.Ai po ashtu u shpreh se pavarësisht që vajza e tij, ylli me famë botërore Dua Lipa performoi mbrëmë, të njëjtën gjë nuk pritet që ta bëjë për çdo vit në “Sunny Hill”.

    “Kjo performancë është pjesë e turit. Duhet të i lajmëroj të gjithë që Dua nuk do të performojë për çdo vit në Sunny Hill. Ne e kemi line-up një nga më të mirët në Evropë. Besoj që njerëzit e dinë që është e pamundur që Dua të këndojë për çdo vit”, tha Lipa, njofton Klankosova.tv.

    Mbrëmë, në skenë bashkë me Duan u ngjit edhe vetë Dukagjini me këngën “Era”, e për të cilën tha se kjo ishte një surprizë për publik.Ishte një surprizë, në çdo qytet dhe shtet që shkojmë, Dua e ka një cover të atij vendi, e këtë radhë ka zgjedhur kështu. Veç Prishtina e ka mundësinë me pa. Zakonisht kemi mysafirë prej më të ndryshme. Pra, në çdo vend është artisti i atij vendi”, tha ai.

  • Nis me fishekzjarre performanca e yllit Shawn Mendes

    Nis me fishekzjarre performanca e yllit Shawn Mendes

    Kryefjala e natës së dytë, Shawn Mendes, e ka nisur fuqishëm performancën e tij, teksa publiku është rrëmbyer bashkë me të.

    Me fishekzjarre ka nisur interpretimi i tij, teksa në një ekran të madh vertikal sipër skenës kryesore është shfaqur për së afërmi performanca e tij.

    Këngëtari kanadez Shawn Mendes, i njohur për hitet  “Stitches”, “Treat You Better” dhe “Senorita”, më 2013 kishte filluar të postojë në rrjete sociale versionet e tij të këngëve të njohura të asaj kohe. Prej atëherë deri tani, ai i ka publikuar pesë albume këngësh dhe është njëri prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës pop.

    Albumet dhe këngët e tij janë ranguar në top listat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe dhjetëra shteteve të tjera. Më 2018, revista “Time” e kishte përfshirë në listën e saj me 100 personat më me ndikim në botë.

    Me ta performuar këngën “Treat You Better”, e gjithë audienca ka kënduar me ngazëllim.

    “Faleminderit që na keni ftuar. Është shumë bukur të jemi këtu për herë të parë”, ka thënë ai dhe publiku ka shpërthyer në duartrokitje e brohoritje.

    “Si po ndiheni ju? Është hera ime e parë këtu, dhe sapo kam ardhur e kam parë nivelin e mirësisë dhe zemërgjerësisë këtu. Dua, faleminderit për gjithçka, faleminderit që na ke sjellë këtu”, ka thënë ai në periodën mes këngësh, për ta nisur këngën thotë se e ka të preferuar: “It’ll be okay”.

    Në Prishtinë ai ndodhet për herë të parë si pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

  • Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

    Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë.

    Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin shëndetin e zemrës dhe përshpejtojnë rikuperimin pas ushtrimeve.

    Më poshtë janë pesë përfitime të rëndësishme shëndetësore të qershive.

    Ato janë plot me lëndë ushqyese.

    Të gjitha varietetet e qershive përmbajnë shumë lëndë ushqyese, fibra, vitamina dhe minerale.

    Vitamina C është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe lëkurës, ndërsa kaliumi është thelbësor për muskujt, funksionin nervor dhe rregullimin e presionit të gjakut.

    Qershitë janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave, të cilat kontribuojnë në funksionimin e duhur të tretjes, duke e ushqyer sistemin tretës me baktere të dobishme të zorrëve dhe duke rritur lëvizshmërinë e zorrëve. Së fundmi, ato ofrojnë vitamina B, vitaminë K, mangan, bakër dhe magnez.

    Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës anti-inflamatorë.

    Përqendrimi i lartë i përbërësve bimorë në qershi mund të jetë përgjegjës për shumë përfitime shëndetësore të këtij fruti.

    Në mënyrë specifike, përmbajtja e tyre e lartë antioksiduese ndihmon në luftimin e stresit oksidativ, një gjendje e lidhur me shumë sëmundje kronike dhe plakje të parakohshme.

    Qershitë janë gjithashtu të pasura me polifenole, një grup i madh kimikatesh bimore që ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave, zvogëlojnë inflamacionin dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm. Dietat e pasura me polifenole mund të mbrojnë nga disa sëmundje kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe lloje të caktuara të kancerit.

    Ato gjithashtu përmbajnë karotenoide si beta-karoteni dhe vitamina C, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

    Ato përshpejtojnë rikuperimin pas ushtrimeve fizike.

    Hulumtimet tregojnë se përbërjet anti-inflamatore dhe antioksiduese në qershi mund të lehtësojnë dhimbjet muskulore , dëmtimin dhe inflamacionin e shkaktuar nga ushtrimet fizike. Në mënyrë specifike, qershitë janë zbuluar se përshpejtojnë rikuperimin e muskujve, zvogëlojnë dhimbjen dhe parandalojnë humbjen e forcës tek atletët si çiklistët dhe vrapuesit e maratonës.

    Për më tepër, disa prova sugjerojnë se qershitë mund të përmirësojnë performancën në ushtrime. Një studim me 27 vrapues rezistence zbuloi se ata që konsumuan 480 mg qershi çdo ditë për 10 ditë para një maratone arritën një kohë mesatare 13% më të shpejtë dhe përjetuan më pak dhimbje muskujsh sesa grupi tjetër..

    Edhe pse shumica e studimeve kanë hetuar lidhjet midis qershive dhe atletëve profesionistë, ky frut mund t’u sjellë dobi edhe njerëzve të zakonshëm. Në një studim me 20 gra aktive, ato që konsumuan 60 ml lëng qershie dy herë në ditë për tetë ditë u shëruan më shpejt dhe patën më pak dëmtime dhe dhimbje muskujsh pas përfundimit të stërvitjeve të përsëritura.

    Edhe pse premtuese, këto gjetje nuk janë të qarta sa i përket sasisë së frutave të freskëta që dikush duhet të konsumojë për të përfituar nga këto rezultate.

    Ato janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

    Rritja e konsumit të frutave të pasura me lëndë ushqyese, si qershitë, mund të jetë një mënyrë e shijshme për të mbrojtur zemrën tuaj, pasi shumë studime tregojnë se dietat e pasura me fruta shoqërohen me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

    Qershitë janë veçanërisht të dobishme në këtë drejtim, pasi ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe komponime të njohura për të përmirësuar shëndetin e zemrës, duke përfshirë kaliumin dhe polifenolet antioksiduese.

    Vetëm 154 gramë qershi ofrojnë 10% të vlerës së rekomanduar ditore për kalium, një mineral thelbësor për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe rrahjeve normale të zemrës, ndërkohë që ndihmon gjithashtu në largimin e natriumit të tepërt nga trupi, duke rregulluar kështu tensionin e gjakut. Kjo është arsyeja pse marrja më e lartë e kaliumit është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

    Për më tepër, qershitë janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm, siç janë antocianinat, flavonolet dhe katekinat, të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme duke e mbrojtur nga dëmtimi i qelizave dhe duke zvogëluar inflamacionin.

    Përmirëson cilësinë e gjumit

    Përfitimet e qershive për përmirësimin e gjumit mund t’i atribuohen përmbajtjes së tyre të lartë të përbërësve bimorë. Përveç kësaj, qershitë përmbajnë melatoninë, një substancë që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.

    Një studim me 20 persona tregoi se ata që konsumuan qershi për shtatë ditë përjetuan rritje të ndjeshme të niveleve të melatoninës, kohëzgjatjes së gjumit dhe cilësisë.