Blog

  • Besa Shahini: Kosova nuk është shtet për Bashkimin Evropian

    Besa Shahini: Kosova nuk është shtet për Bashkimin Evropian

    Ish-ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, vlerëson se “Mini Shengeni Ballkanik” nuk dallon nga projektet e tjera.

    “Është një forum ku liderët e rajonit po takohen me lehtësi më të madhe”, është shprehur Shahini,.

    Ajo në Rubikon ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka ide të reja për Ballkanin Perëndimor.

    “Ka një pabarazi të madhe mes vende të rajonit dhe BE-së. Nuk ka më dilema që Ballkani nuk e ka një perspektivë të afërt evropiane. Bashkëpunimi rajonal është i varur nga marrëdhënia që kemi me BE-në.E dyta është marrëdhënia e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është shtet për Serbinë as për BE-në dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare”.Kosova absolutisht nuk është shtet për BE-në.Zyra e BE-së në Kosovë, është zyrë, nuk është delegacion sikur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni është në një pabarazi shumë të madhe. Mini Shengenin nuk e shoh ndryshe nga projektet tjera”, tha ajo.

    Shahini ka thënë se BE duhet të shohë si të ecet para drejt zgjidhjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

  • Qytetarja gjobitet për mosbarjte të maskës nga polici pa maskë

    Qytetarja gjobitet për mosbarjte të maskës nga polici pa maskë

    Një qytetare nga Prishtina, S.L. (emër i njohur për redaksinë) është gjobitur dy ditë më parë për mosbarjte të maskës, që është veprim i dënueshëm sipas Ligjit kundër COVID-19.

    Ajo ankohet se është gjobitur nga një patroll policore, ku njëri prej policëve në të nuk ka qenë duke bartur maskë, njofton Klan Kosova.

    Qytetarja ka treguar se për këtë është ankuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    “Gjoba më është shqiptuar më 15.12.2020 në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka treguar ajo, duke dërguar edhe fotografinë e policëve që ndodhen në veturn zyrtare.

  • Mjeku anglez tregon kur do të kthehet jeta normale

    Mjeku anglez tregon kur do të kthehet jeta normale

    Profesor Robin Shattock, një shkencëtar i cili po udhëheq një nga betejat britanike kundër COVID, paralajmëron se “gjërat në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kthehen në normalitet”, të paktën deri në verën e 2021.

    Me jetesë normale, profesori nënkupton jetën pa masa kufizuese, bllokim, distancë dhe maska. Shattock, i cili po punon në Imperial College të Londrës, ka shprehur shpresë se e gjithë bota do të fillojë përdorimin e vaksinës në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Unë pres që popullatat e prekshme të vaksinohen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe, nëse kemi një verë si kjo – me infeksione të reja në rënie – do të jetë një kohë kur jeta ngadalë do të fillojë të kthehet në normalitet”, tha ai për The Independent, transmeton Lajmi.net.


    Profesori shpjegoi “hapat e parë” për të dalë nga pandemia, e cila varet nga vaksinimi i grupeve të rrezikut në popullatë, përfshirë stafet shëndetësore dhe të moshuarit.

  • Deputeti i ish LDK-së i gëzohet deklaratave të Fatmir Rexhepit kundër Isa Mustafës

    Deputeti i ish LDK-së i gëzohet deklaratave të Fatmir Rexhepit kundër Isa Mustafës

    Deputeti i vetëm i Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli po vazhdon ta sulmon ish-shefin e tij Isa Mustafa, që të largohet nga LDK’ja.

    Avdyli i është gëzuar dhe ka përkrahur deklaratat e deputetit të LDK’së, Fatmir Rexhepi, i cili dje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë nga udhëheqja e partisë dhe Vjosa Osmani të mbetet presidente.

    E kjo deklaratë e ka gëzuar deputetin e Vjosa Osmani, ku deklaratën e deputetit Rexhepi e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

    Ai nuk ka bërë ndonjë përshkrim, mirëpo ka treguar edhe njëherë se në çdo formë është kundër Isa Mustafës.

    Kujtojmë se sulmet e Avdylit janë rritur së fundi ndaj ish-shefit të tij Isa Mustafa, pasi ky i fundit u tall me të duke e krahasuar me Haki Abazin.

  • Hoxhaj insiston: VV-ja duhet t’i bëjë ftesë serioze PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Hoxhaj insiston: VV-ja duhet t’i bëjë ftesë serioze PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Ushtruesi i detyrës si kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se VV-ja e ka ngritur mocionin për mosbesim dhe ajo duhet të jetë serioze e t’i bëjë ftesë PDK-së.

    “Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj Qeverie, duhet të na bëjë ftesë serioze. VV-ja e ka nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK-ja mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynëi është i kristaltë”, ka vlerësuar Hoxhaj.

    Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është e gatshme për t’u marrë vesh me Isa Mustafën.

    “Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim. Vetëm me zotin Mustafa për ne është partner. Ne jemi opozitë ata janë Qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me Qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, u shpreh ai para medias.

  • Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.

    Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ai thotë se Vuciq e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.

    “Më fal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.

    “Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”, vazhdon Konjufca.

    “Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vuciqit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Konjufca për Kurtin.

    “Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.null

    “Si diskutohet me këso njeriu?”, pyeti Konjufca.

  • Kur vjen vaksina në Shqipëri? Mira Rakacolli optimiste: Vjen në muajt e parë të 2021-it

    Kur vjen vaksina në Shqipëri? Mira Rakacolli optimiste: Vjen në muajt e parë të 2021-it

    Një harta e The Economist tregon se vaksina do vijë në vendin tonë në prill 2022.

    Por Mira Rakacolli, kreu i komitetit teknik tha në open se vaksina do të vijë në Shqipëri në fillim të viti 2021.
    “Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizuar që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.
    Ne kemi punuar në disa drejtimi, i pari me Covax. varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. këtu përsh është e Astra zenecas. është në tratativa dhe me Modernan”, tha ajo./TCH

  • VIDEO/ Polici bashkiak në Elbasan bën veprime të turpshme në publik.Qytetarja: Kunati polic më përndjek

    VIDEO/ Polici bashkiak në Elbasan bën veprime të turpshme në publik.Qytetarja: Kunati polic më përndjek

    Një qytetare nga Elbasani rrëfen për emisionin Fiks Fare se nuk mund të qëndroj dot në asnjë vend pune sepse e pushojnë. Arsyeja sipas saj është ish kunati i saj i cili vazhdimisht e përndjek dhe këtë e bën për arsye xhelozie.

    Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën nga ish kunati i saj janë veprimet e turpshme poshtë ballkonit të shtëpisë së saj dhe për këtë ka fakte filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së banesës.

    Qytetarja tregon se kunati pavarësisht se ka precedent të mëparshëm penal është pjesë e policisë bashkiake. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale ” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, por kjo nuk e ka penguar për të gjetur punë si polic bashkiak. Zonja kërkon nga Fiksi drejtësi sepse i është drejtuar disa herë bashkisë me këtë ankesë, por nuk ka marrë kurrë përgjigje.

    Gazetarët e emisionit Fiks Fare pas ankesës të marrë nga qytetarja i drejtohen Inspektoriatit të Ndërtimit dhe Urbanistikës në Elbasan prej të cilit është në varësi policia bashkiake.

    Kryeinspektori Leli Kraja duke falenderuar emisionin investigativ Fiks Fare për rrëferimin e këtij rasti thotë se polici në fjalë do të marrë menjëherë pezullimin nga puna dhe do qëndrojë i pezulluar deri në mbledhjen e plotë të dokumentacionit. Gjithashtu kryeinspektori Kraja shprehet se nuk ka dijeni për dënimin që ka marrë polici bashkiak nga gjykata si dhe për ankesat e qytetares drejtuar në bashki për këtë efektiv të policisë. Kryeinspektori u premton gazetarëve të emisionit Fiks Fare se menjëherë do veprohet për rastin e referuar të policit bashkiak.

  • Basha: Me mua kryeministër për 6 muaj do kemi një Polici si ajo e Kosovës

    Basha: Me mua kryeministër për 6 muaj do kemi një Polici si ajo e Kosovës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se në momentin që do të bëhet kryeministër do të strukturojë Policinë e shtetit në Shqipëri. Dhe si shembull ka marrë atë të Kosovës.

    Ai të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka thënë se brenda gjashtë muajve të parë si kryeministër i Shqipërisë, do të ta bëjë Policinë e Shtetit me standardet e asaj të Kosovës.

    Çështja e Policisë së shtetit është aktualizuar së fundi, pasi një pjesëtar i saj, para pak ditësh vrau një 25-vjeçar, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk iu bind urdhrit të ndalojë.

    “Policia e Shtetit nuk do të përdoret më për të ruajtur arat me kanabis, nuk do të përdoret më për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara. Policia e Shtetit do tu kthehet qytetarëve. Unë si kryeministër do tua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i përdorin kundër motrave e vëllezërve të tyre. Me mua si kryeministër, ju garantojë se në gjashtë muajt e parë do kemi një polici si e standardeve të Kosovës”, u shpreh Basha.

    Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

  • Gjendet pa shenja jete një person në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.

    Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se rreth orës 18:40 është pranuar informata se një person është hasur i shtrirë në tokë në rrugën ‘Mark Isaku’.

    Njëësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ku më pas ëështë konirmuar se personi është pa shenja jete.

    “Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnr ngjarjen”, “ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.