Tag: sport

  • Beka mund të debutoi ndaj Zvicrës: Është loja e jetës time, nëna ime qau nga gëzimi

    Beka mund të debutoi ndaj Zvicrës: Është loja e jetës time, nëna ime qau nga gëzimi

    Ismail Beka mund të jetë njëri nga debutuesit në ndeshjen Kosovë-Zvicër. Futbollisti që luan te Luzerni në Zvicër e ka quajtur lojën e të shtunës si ndeshjen e jetës. 

    Beka ka treguar edhe emocionet e nënës së tij pasi pranoi ftesën nga Kosova. 

    “Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme. Mamaja ime qau kur e mori vesh se jam ftuar te Kosova. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta. Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë. Kjo është vërtet e lezetshme” ka thënë Beka.

  • Ballkani prezanton talentin 18 vjeçar, e mori nga 2 Korriku

    Ballkani prezanton talentin 18 vjeçar, e mori nga 2 Korriku

    Ballkani ka nënshkruar me mesfushorin Arjol Bllaca.

    Kampionët e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se e kanë transferuar mesfushorin e 2 Korrikut.

    18 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës nga Suhareka deri në vitin 2028.

    Bllaca po konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit kosovar.

    https://www.facebook.com/fcballkani/posts/779929557473258?ref=embed_post

  • Gliha: Rruga Drejt Suksesit në Euro 2024 Fillon me Transformimin e Mentalitetit

    Gliha: Rruga Drejt Suksesit në Euro 2024 Fillon me Transformimin e Mentalitetit

    Selektuesi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ka zhvilluar konferencën e tij të parë për media para dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Para se të hyjë në përgatitje për këto dy sfidat, Gliha është shprehur se është një detyrë e rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin e ekipit, në mënyrë që futbollistët të japin maksimumin e tyre në fushën e lojës.

    Ai e ka cilësuar përballjen me Zvicrën si një sfidë të vështirë, por është vendosur të bëjë çmos për të arritur një rezultat pozitiv, duke përfshirë edhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gliha ka theksuar se kjo ndeshje mund të sjellë entuziazmin e nevojshëm në ekipin kombëtar, megjithatë ka pranuar se situata në kualifikimet është tashmë shumë e komplikuar.

    Megjithatë, ai ka shtuar se çdo lojtar që është pjesë e Kombëtares duhet të jetë i gatshëm të japë maksimumin në fushë për nderin dhe krenarinë e Kosovës. Gliha ka theksuar se për ta, luajtur për kombin nuk është çështje parash, por është një shenjë dinjiteti. “Ne duhet të jemi të gatshëm të japim gjithçka në fushë, sepse jemi përfaqësues të ekipit kombëtar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe krenari, dhe kjo duhet të shfaqet në çdo lojë. Në ekipin kombëtar, duhet të ndryshojmë disa aspekte, por shembulli i parë është mentaliteti”, theksoi Gliha.

    Ai gjithashtu njoftoi se në grumbullimin e ardhshëm do të ketë edhe disa lojtarë të rinj, por insistoi se do të zgjidhin më të mirët dhe që fokusi i tyre do të jetë në arritjen e rezultateve pozitive në këto ndeshje. Gliha foli gjithashtu për rastin e futbollistëve Arbnor Muja dhe Mirlind Dakaj, të cilët vendosën të luajnë për Shqipërinë, dhe tha se është e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për të mbajtur lojtarë të talentuar të tillë në ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen.

  • Ndeshja Çeki-Shqipëri do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë në Premierligë

    Ndeshja Çeki-Shqipëri do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë në Premierligë

    UEFA ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Republika Çeke-Shqipëri.

    Një emër i madh i arbitrimit është zgjedhur që do të gjykojë këtë sfidë të rëndësishëm për Kombëtaren kuqezi dhe bëhet fjalë për Anthony Taylor.

    44-vjeçari anglez cilësohet si arbitri më i mirë në Premier Ligë për momentin, por kontestimet ndaj tij kanë qenë gjithnjë të shumta, si finalja e Ligës së Europës midis Seviljës dhe Romës, që bëri Jose Mourinhon të tërbohej dhe ta priste në parking për ta kritikuar.

    Së bashku me Taylor, tre asistentët e tjerë të tij do të jenë anglez. Geri Besvik, Li Bets dhe Kreig Pavson, ndërsa sa i përket dy gjyqtarëve që do të jenë në VAR nuk janë zgjedhur akoma.

    Për Anthony Taylor do të jetë hera e parë që gjykon edhe Çekinë, ashtu edhe Shqipërinë.

  • LAJM I FUNDIT/ Shqipëria publikon listën me Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, kthehet Arlind Ajeti dhe mungon Armando Broja

    LAJM I FUNDIT/ Shqipëria publikon listën me Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, kthehet Arlind Ajeti dhe mungon Armando Broja

    Kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior që ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida.

    Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.

    Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

    Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.

  • Tre gola ndaj Fulham, Haaland: Jam gjithmonë i uritur

    Tre gola ndaj Fulham, Haaland: Jam gjithmonë i uritur

    Hat-trick për Erling Haaland dhe cinizëm i zakonshëm para portës në ndeshjen që Manchester City fitoi 5-1 ndaj Fulham. Në përfundimin e ndeshjes, sulmuesi norvegjez foli kështu:

    “Jam kthyer, nuk ka problem për mua. Unë jam gjithmonë i uritur, është një sezon i ri dhe jam gati. Ne filluam pak vonë dhe në një mënyrë disi neglizhente sepse luajtëm deri në fund të sezonit të kaluar pasi jemi klubi më i mirë. Ne gjithmonë do të përmirësohemi.”

    Dy batuta edhe në mikrofonat e kanalit zyrtar të Premier League për Pep Guardiolën, i cili ka munguar në pankinë pas operacionit në shpinë: “Mendoj se na mungon, edhe neve ndonjëherë na mungon, ndaj mezi presim ta kthejmë me ne”.

  • Rumania publikon listën me lojtarët e ftuar kundër Kosovës

    Rumania publikon listën me lojtarët e ftuar kundër Kosovës

    Kombëtaja e Rumanisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj kosovës, e vlefshme për kualifikimet e EURO 2024.

    Përzgjedhësi Edward Iordanescu ka ftuar plot 26 futbollistë për dy ndeshjet e muajit shtator, kundër Israelit dhe Kosovës.

    Rumania do të përballet me Israelin më 9 shtator, kurse tre ditë më vonë do të luaj ndaj Kosovës.

    Kombëtarja rumune të dy këto ndeshje do ti luaj si vendase.

    Lista e plotë:

    Portierët: Horațiu Moldovan, Ștefan Târnovanu, Marian Aioani.

    Mbrojtësit: Andrei Rațiu, Cristian Manea, Andrei Burcă, Adrian Rus, Radu Drăgușin, Bogdan Racovițan, Mario Camora, Nicușor Bancu.

    Mesfushorët: Vladimir Screciu, Tudor Băluță, Marius Marin, Darius Olaru, Alexandru Cicâldău, Nicolae Stanciu, Răzvan Marin, Deian Sorescu, Olimpiu Moruțan, Ianis Hagi, Florinel Coman, Valentin Mihăilă.

    Sulmuesit: George Pușcaș, Denis Alibec, Daniel Bîrligea.

    https://twitter.com/FootRoumain/status/1697937168491053319/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1697937168491053319%7Ctwgr%5Eaabb8eb3d1ee60103752851e32991d1922026cf4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Frumania-publikon-listen-me-lojtaret-e-ftuar-kunder-kosoves%2F

  • Ballkani përsërit historinë, kalon në grupet e Conference League

    Ballkani përsërit historinë, kalon në grupet e Conference League

    Ballkani ka arritur për vitin e dytë radhazi të futet në fazën e grupeve të Conference League.

    Kampioni i Kosovës ka eliminuar në play-off, skuadrë nga Bjellorusia, bate Borisov, me rezultat të përgjithshëm 4-2.

    Pas fitores 4-1 javën e kaluar në Prishtinë, Ballkani pësoi humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisovit me rezultat 1-0.

    Kjo fitore nuk ishte e mjaftushme për skuadrën bjelloruse dhe Kampioni i Kosovës me plotë merit kalon në fazën e grupeve të Conference League.

    Skuadra e Ilir Dajës gjatë ndeshjeve kualifikuese arriti 6 fitore dhe dy humbje.

  • Ndeshja Kosovë – Zvicër, reagojnë “Dardanët”: Kemi bileta, por jo për ata që hanë fara

    Ndeshja Kosovë – Zvicër, reagojnë “Dardanët”: Kemi bileta, por jo për ata që hanë fara

    Pak orë pasi u bë publike shitja e biletave online, janë shitur pothuajse të gjitha për ndeshjen e datës 9 shtator ndërmjet Kosovë dhe Zvicrës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej 13 mijë e 980 ulëseve dhe shitja e të gjithë biletave tregon interesimin e madh për të ndjekur nga afër këtë ndeshje.

    Grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, kanë berë të ditur se posedojnë bileta por jo për të gjithë.

    Ata në një postim kanë thënë se biletat do të shpërndahen për anëtarët e anëtarësuar dhe jo për VIP-at që hajnë fara, përcjell IndeksOnline.

    “Grupi “Dardanët” posedojnë bileta, por vetëm për anëtarët e anëtarësuar dhe ata besnikë/fanatikë që mbështesin kombëtaren për 90 minuta dhe assesi për VIP-a që gjatë ndeshjes konsumojnë fara e i kanë duart e zëna për të duartrokitur e kënduar.

    FORCA KOSOVË!

    Plotësim; Dardanët posedojnë vetëm biletat e sektorit Veriu, dhe duhet të paraqitni kartelën e antarësisë për tu pajisur me biletë”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Kosovë-Zvicër, dalin në shitje biletat, këto janë çmimet

    Kosovë-Zvicër, dalin në shitje biletat, këto janë çmimet

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00. Ato mund t’i blihen përmes platformës online.

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Ky është linku për blerjen e biletave:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do