Category: AKTUALE

  • Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete

    Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, dhe për këtë Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh për nderim të heronjve që dhanë jetën për liri.

    Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij programi:

    10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, Velani.

    10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

    10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve, Makovc.

    12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, dhe Canaj.

    13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”, Marec.

    17:00 – Akademi përkujtimore në Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë.

  • Ngjarjet e datës 18 prill

    U. D. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)

    Federata e Padelit të Kosovës, organizon turneun diplomatik Padeli 2026 në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë. (Qendra Padel Prishtina, ora 11:00)
    Dita e Dytë e Panairit Ndërkombëtar i Turizmit – KIFT Kosova 2026, hapja e aktiviteteve të ditës së dytë të panairit. (Prishtina Mall, Prishtinë, ora 11:00)
    Mbahet cermeonia e zbulimit të busteve të heronjeve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryesizu. (Oborri i shkollave “Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu”, Roganë, Kamenicë, ora 11:00)
    Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 10:30)
    Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 10:35)

    Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve
    Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj. (Prishtinë, ora 12:00)
    Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”. (Marec, Prishtinë, ora 13:00)

    Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)dhe Martirëve. (Makovc, Prishtinë, ora 11:30)

  • Komandanti i KFOR-it takon ministrin Nufi, flasin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

    Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutash, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në selinë e KFOR-it, Camp Film City, në Prishtinë.

    Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş ka ofruar një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve kryesore për të ardhmen.

    Ai gjithashtu ka theksuar kontributin afatgjatë të Shqipërisë në KFOR dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj.

  • Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, vetura bëhet “llom”

    Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, vetura bëhet “llom”

    Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

    Një i tillë ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

    Nga pamjet që ka sigurar Sinjali, një veturë ka mjaft dëme materiale – ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar rëndë si pasojë e këtij aksidenti.

  • Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.

    Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale ka ndaluar personin me inicialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

    “I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.”

  • Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar: Dhembja është e rëndë, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të një nxënësi 15-vjeçar të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, i cili u raportua se humbi jetën pasi u rrëzua pa ndjenja në shkollë.

    Aliu e ka cilësuar lajmin si tronditës, duke theksuar se bëhet fjalë për një jetë të re që u shua në fillet e saj, ndërsa ka shprehur se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e madhe.

    “Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit ‘Kuvendi i Arbërit’ në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij! Zoti i dhëntë forcë familjes së tij! Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!”, ka shkruar Aliu.

  • Asnjë kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për Gjykatën Kushtetuese

    Në katër raunde votimi, Kuvendi i Kosovës s’ka arritur të zgjedhë dy emra për t’i propozuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

    Në raundin e katërt, deputetët kanë votuar për tre kandidatë, por asnjëri nuk ka marrë shumicën e nevojshme për t’u propozuar.

    Jorida Xhafaj ka marrë 62 vota, Emine Abdyli-Pozhari 60 dhe Flamur Mrasori 51. Sipas Kushtetutës, nevojiten dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Në këtë rast kanë qenë 115 deputetë.

    “Në bazë të raportit të komisionit zgjedhor konstatoj se asnjëri kandidat nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese andaj duhet ta përsërisim konkursin. Kërkohet nga komisioni përkatës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes/ftesës për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pas votimit.

  • Një parti e re regjistrohet në KQZ

    Një parti e re regjistrohet në KQZ

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 35-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

    Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”.

    Më 17.03.2026, iniciativa qytetare e quajtur “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”, me akronim PQMS, e cila udhëhiqet nga z. Sali Salihu, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, duke i bashkangjitur dokumentet e kërkuara sipas Rregullores Nr. 01/ 2024 Regjistrimi dhe Funksionimi i Partive Politike.

    Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar, libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar dhe taksën e regjistrimit në vlerën 500 Euro. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që përmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej 5 ditësh për të dërguar ndryshimet në statut dhe numrin e mbështetësve. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë.

    Pas verifikimit përfundimtar të të gjitha dokumenteve që kërkohen për regjistrimin e iniciativës politike si parti politike, Zyra ka shpallur në shqyrtim publik kërkesën e kësaj iniciative politike nga 1 prill deri më 7 prill 2026. Gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të saj.

    Nisma qytetare “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale” pas regjistrimit nga KQZ, do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe do të jetë partia politike me numrin rendor: 53.

  • Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

    Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

    Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet.

    Ajo ka marrë rrugën për në Egjipt, për të shijuar klimën e nxehtë dhe detin atje.

    Eli ka postuar foto me bikini, teksa prapa saj shihet deti egjiptian.

    Banorja më në fund po rikupërohet pas humbjes tragjike të xhaxhait, në Gjakovë.

  • Çmimet e naftës bien me 10% pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit

    Çmimi i naftës ra ndjeshëm dhe indekset e aksioneve amerikane u hapën në nivele të reja rekord pasi ministri i jashtëm iranian tha se Ngushtica e Hormuzit ishte e hapur për anijet tregtare.

    Çmimi i naftës bruto amerikane ra me 10% në gati 85 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi ndërkombëtar i naftës bruto Brent gjithashtu ra me më shumë se 8% në rreth 90 dollarë për fuçi, shkruan NBC News.

    Kontratat e ardhshme të naftës për ngrohje, të cilat janë një përfaqësim për karburantin e avionëve, ranë me 13%. Kontratat e ardhshme të gazit me shumicë RBOB gjithashtu ranë me 7%.

    Në hapjen e bursës, indeksi S&P 500 u rrit me 0.6% dhe indeksi Nasdaq Composite u rrit me 1%. Si rezultat, të dy vendosën nivele rekord në tregtimin e hershëm.