Category: AKTUALE

  • Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

    Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.

    “Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.

  • Tanker nafte kalon për herë të parë përmes Detit të Kuq pas bllokimit të Hormuzit

    Një tanker me naftë nga Koreja e Jugut ka kaluar përmes Detit të Kuq, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit, në një zhvillim të parë pas bllokimeve në këtë rrugë strategjike detare.

    Autoritetet në Seul njoftuan se ky devijim vjen pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së aksesit në Ngushticën e Hormuzit, duke detyruar vendin të kërkojë itinerare alternative për furnizimin me energji.

    Presidenti koreanojugor e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, ndërsa autoritetet theksuan se vendi ka siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë për muajt në vijim përmes rrugëve të reja detare.

  • Zjarr i madh përfshin një fabrikë riciklimi në Adana të Turqisë

    Në qytetin Adana të Turqisë ka shpërthyer një zjarr i madh në një fabrikë riciklimi, duke alarmuar autoritetet lokale.

    Zjarri filloi në orët e mëngjesit në lagjen Sarıhamzalı të distriktit Seyhan dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin.

    Në vendngjarje janë angazhuar ekipe të shumta zjarrfikësish, policie dhe shërbimesh emergjente, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

    Autoritetet turke po hetojnë shkaqet e incidentit.

  • OVL e UÇK-së paralajmëron protesta, kërkon ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës

    Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se i ka adresuar tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe u.d. të presidentes, Albulena Haxhiu, për të cilat sipas tij ende nuk ka marrë përgjigje, duke paralajmëruar edhe protestë.

    Syla sqaroi kërkesat e dërguara dhe mungesën e përgjigjes nga institucionet.

    “E deshëm t’ju njoftojmë edhe ju, por edhe opinionin publik, se ne diku me datën 20 shkurt i kemi dërguar një kërkesë zotëri Albin Kurti edhe zonjës Albulena Haxhiu. Në fakt është një kërkesë që ka tri kërkesa të tjera brenda kësaj kërkese. Bëhet fjalë për njëra që është më e rëndësishmja për ne: është hartimi dhe miratimi i ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prej kësaj date, pra 20 shkurt të 2026-ës, nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë, qoftë eventualisht edhe për një takim të mundshëm me krerët e këtyre dy institucioneve. E prandaj, ju bëjmë me dije se ne kemi dalë, kemi diskutuar me të gjitha strukturat tona, pra degët tona që i kemi nëpër të gjithë vendin, edhe kërkojmë nga këtu, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, që urgjentisht të marrë hapat e parë drejt fillimit të hartimit të këtij ligji, pra, dhe miratimit të këtij ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së sa më parë“, u shpreh Syla.

    Ai shtoi se nëse nuk ka reflektim nga institucionet, do të detyrohen të dalin në protesta.

    “Ju e dini që prej pasluftës, ne si organizatë e veteranëve të luftës, po edhe shoqata të tjera, i kemi cekë këto probleme që i kemi me këta njerëz të cilët ofendojnë luftën tonë çlirimtare prej pasluftës, por kjo logjikë e të menduarit të këtyre njerëzve veçse është rritë, e po rritet vazhdimisht kohëve të fundit.

    Prandaj, edhe me strukturat tona që kemi diskutuar nëpër të gjitha degët tona, kemi marrë vendim që: në qoftë se Qeveria e vendit tonë, Parlamenti i vendit tonë, nuk merr iniciativë për hartimin e këtij ligji, neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të dalim në rrugë dhe të protestojmë për këto të drejta që na takojnë.

    Kjo ka qenë ideja e ftesës sot për ju, prandaj edhe njëherë e përsërisim: në qoftë se nuk do të reflektojnë dy institucionet e vendit tonë, Qeveria dhe Parlamenti, për hartimin dhe miratimin e këtij ligji, do të jemi të gatshëm të dalim të protestojmë për këtë të drejtë që na takon“, tha ai tutje.

  • Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Forumin Diplomatik të Antalias

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderimet e saj ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Zonjës së Parë, Emine Erdogan, për përkrahjen e vazhdueshme dhe për ftesën që sërish sivjet të jenë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook.

    “Falënderoj Presidentin Erdoğan dhe Zonjën e Parë Emine Erdoğan për përkrahjen e vazhdueshme dhe ftesën e tyre që sërish sivjet të jemi pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias”, shkroi Osmani.

  • Kjo është pasuria e kreut të LDK-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e tij të rregullt vjetor të pasurisë.

    Sipas të dhënave të deklaruara, Abdixhiku këtë vit ka shtuar dy pasuri të paluajtshme në krahasim me vitin e kaluar.

    Mes tyre është një banesë me vlerë rreth 120 mijë euro, e regjistruar në emër të bashkëshortes dhe e përfituar si trashëgimi nga prindërit.

    Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një tjetër banesë në pronësi të bashkëshortes, me vlerë 100 mijë euro, gjithashtu e trashëguar.

    Në listën e pasurive përfshihet edhe një shtëpi në bashkëpronësi me vlerë 200 mijë euro, si edhe një banesë tjetër e blerë me kredi bankare në vlerë 265 mijë euro, po ashtu e deklaruar si pronë e përbashkët.

    Gjithashtu është përfshirë një shtëpi prej 200 m², e trashëguar dhe e vlerësuar rreth 150 mijë euro.

    Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka deklaruar një veturë “Mercedes-Benz” të vitit 2019, me vlerë rreth 25 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes.

    Në llogaritë bankare, Abdixhiku ka raportuar 386 euro kursime, si dhe 4,915.36 euro të ardhura nga paga, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 4,293.40 euro nga paga dhe kursimet.

    Sa u përket detyrimeve, ai ka deklaruar kredi për renovim shtëpie me mbetje prej 32,502 euro dhe kredi për blerje banese me detyrim të mbetur 126,020.40 euro.

    Në të ardhurat vjetore, Abdixhiku ka raportuar 19,904 euro nga funksioni i deputetit dhe 24 mijë euro nga angazhimi në kolegjin “Riinvest”.

  • Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë prej 128 mijë eurosh, kjo është pasuria e kryeparlamentares

    Ushtruesja e detyrës e presidentes, njëherësh kryeparlamentare Albulena Haxhiu ka blerë sivjet banesë në vlerë prej 128 mijë e 740 eurosh bashkë me bashkëshortin e saj, sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metër katror, e kanë blerë me kredi. Te detyrimet financiare figuron një kredi në vlerë 160 mijë euro në emër të saj, ku vlera e mbetur është 159 mijë e 89 euro.

    Në emër të bashkëshortit, i cili është anëtar i VV-së në KQZ, ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë 15 mijë euro.

    Te pasuritë e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, në pronësi të përbashkët.

    Si para të gatshme, Haxhiu i ka deklaruar 1 mijë e 531 euro.

    Te detyrimet financiare, ka renditur edhe 1 mijë e 100 euro, në emër të bashkëshortit.

    Si të hyra vjetore, Haxhiu ka renditur pagën nga kuvendi në vlerë 22 mijë e 658 euro, mëditje në vlerë 234 euro, 1 mijë e 140 euro të tjera nga shtesat dhe kompensimet e tjera.

    Ndërkohë në emër të bashkëshortit figuron paga në vlerë prej 16 mijë e 739 euro nga KQZ dhe mëditje në vlerë 1 mijë e 747 euro nga udhëtimet jashtë vendit.

  • Avokati kërkon që Granit Plava të shpallet i pafajshëm: S’ka prova që e lidhin me vrasje

    Mbrojtja e Granit Plavës, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, në seancën e sotme ku po jepen fjalët përfundimtare, ka deklaruar se nuk ka prova që e lidhin Plavën me krimin e rëndë.

    Avokati Skender Gojani, para trupit gjykues tha se Prokuroria s’ka arritur që ta provojë se klienti i tij e ka kryer vrasjen, pasi sipas tij, nuk ekziston asnjë provë direkte, forenzike apo teknike.

    Tutje, ai ka shtuar se nuk ka as dëshmitarë që kanë deklaruar se e kanë parë Granit Plavën duke gjuajtur me armë në natën kritike.

    Prandaj, ai ka propozuar që Plava të shpallet i pafajshëm.

     

  • Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Një gjykatës në SHBA ka vendosur të ndalojë ndërtimin e sallës së vallëzimit të planifikuar nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

    Sipas vendimit të gjyqtarit Richard Leon, të gjitha punimet mbi tokë në projektin rreth 400 milionë dollarësh duhet të ndërpriten menjëherë, ndërsa punimet nëntokësore për struktura sigurie mund të vazhdojnë.

    Projekti ka ngjallur debate të shumta, ndërsa pala qeveritare argumentoi se përfshin elemente të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë arsyetim.

    Administrata Trump ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të SHBA-së.

  • Oferta speciale për muajin prill në Fafa Resort & Spa

    Një pushim në prill ka një tjetër ritëm më i qetë, më i lirë dhe shumë më personal. Larg fluksit të verës, por me të njëjtën pamje magjepsëse të detit dhe ajrin e freskët pranveror, është koha ideale për t’u shkëputur për disa ditë dhe për ta kthyer pushimin në një përvojë të vërtetë relaksi.

    Kjo përvojë bëhet realitet me ofertën e re nga Fafa Premium Hotel & Spa, e vendosur buzë Adriatikut në Malin e Robit. Këtu, qëndrimi nuk është thjesht akomodim, por një paketë e plotë që kombinon rehati, ushqim cilësor dhe qasje në SPA për një relaks maksimal.

    Për muajin prill, mund të zgjidhni një nga tre opsionet e mëposhtme:

    • Full Board – 72€ për person
    • Half Board – 56€ për person
    • Bed & Breakfast – 45€ për person

    Mos e lini prillin të kalojë si çdo muaj tjetër  rezervoni qëndrimin tuaj dhe ktheni këto ditë në një pushim që ia vlen të përsëritet.

    Vendndodhja: Mali i Robit, Shqipëri

    Rezervime: +355 69 700 1353