Category: AKTUALE

  • Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci për AP: SHBA-ja na ndihmoi në përgatitje

    Kosova dëshiron të dërgojë ushtarë në një forcë ndërkombëtare për Gazën si shenjë falënderimi për atë që paqeruajtësit e NATO-s bënë për sigurinë e saj që nga lufta e saj e vitit 1998-99 me Serbinë.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një deklarim për AP-në, ka thënë se Kosova, nga vend konsumues i sigurisë, po hyn në një fazë tjetër duke u bërë ofrues i sigurisë.

    “Vendi ynë ka qenë konsumues i sigurisë, në kuptimin që vende të NATO-s kanë kontribuuar ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës. Sot po hyjmë në një fazë ku po bëhemi ofrues, ose eksportues i sigurisë”, deklaroi Maqedonci për AP-në.

    Ai tha se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe nga njësitë e çminimit. Trupat do të ngarkohen me ofrimin e mbështetjes humanitare, asistencës së sigurisë dhe detyrave të tjera të përcaktuara nga mandati i forcës së Gazës, shtoi Maqedonci.

    “Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, tha ministri. Ai tha se një përfaqësues i SHBA-së ka ndihmuar me përgatitjen, duke përfshirë vaksinimin e trupave, lëshimin e vizave dhe rregullime të tjera teknike.

  • Rrahje brutale mes nxënësve në Malishevë – njëri përfundon në spital pas goditjes në kokë

    Rrahje brutale mes nxënësve në Malishevë – njëri përfundon në spital pas goditjes në kokë

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një gjimnaz në Malishevë, ku një konflikt mes nxënësve ka eskaluar në dhunë fizike, duke lënë një të mitur të lënduar rëndë.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, ku sipas informacioneve, një nxënës është goditur me mjet të fortë në pjesën e kokës.

    Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.

    Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe përgjegjësinë.

  • Kurti kujton viktimat e Masakrës së Poklekut: U vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur

    Kurti kujton viktimat e Masakrës së Poklekut: U vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Poklekut.

     

     

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se në këtë masakër mbetën të vrarë 53 civilë shqiptarë të moshave të ndryshme, përfshirë edhe gra shtatzëna.

    Postimi i plotë:

    Në Poklek të Drenicës, në shtëpinë e familjes Muqolli, më 17 prill 1999, u vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç deri te foshnje 6 muajshe, përfshirë edhe gra shtatzëna. U vranë dhe më pas trupat e tyre u dogjën nga forcat e armatosura të Serbisë, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

    Sot, kujtimi për ta ruhet në shtëpinë-muze të familjes Muqolli në Poklek, e mbështetur institucionalisht nga Republika e Kosovës. Aty ruhen dëshmi dhe histori familjare që e bëjnë të prekshme përmasën njerëzore të humbjes dhe obligimin tonë për të mos harruar.

    Në Korroticë të Poshtme ruhen kujtimet për poetin e fëmijëve Ymer Elshani, i vrarë atë ditë bashkë me më të dashurit e tij.

    Në Çikatovë të Vjetër të Drenicës, civilë të tjerë shqiptarë u vranë dhe trupat e disa prej tyre u zhvendosën në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

    Përkujtimi i tyre është obligim institucional dhe shoqëror. Dokumentimi i krimeve dhe ruajtja e dëshmive janë thelbësore për të vërtetën historike dhe për drejtësinë. Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe drejtësia për viktimat mbetet kërkesë e pandërprerë.

    Me respekt të thellë për të vrarët dhe me solidaritet me familjarët e tyre, riafirmojmë përkushtimin tonë për të vërtetën, kujtesën dhe drejtësinë.

    I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Poklek e Çikatovë të Vjetër të Drenicës!

    Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të lirisë!

  • Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt paraqitën “skenarë që do t’i kishin zili edhe Hollywoodi”

    Në fjalën përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka deklaruar se tre të akuzuarit kanë paraqitur versione të ndryshme dhe kontradiktore për ngjarjen.

    Sipas saj, mbrojtjet e tyre përbëjnë “tri skenarë të ndryshëm” që, siç u shpreh ajo, do t’i kishin zili edhe skenaristët e Hollywood-it, pasi secili prej të akuzuarve ka tentuar të shmangë përgjegjësinë dhe të ia atribuojë fajin të tjerëve.

    Prokurorja theksoi se i akuzuari Naim Murseli është paraqitur gjatë procesit si një person human, duke mohuar përfshirjen në krim dhe duke dhënë versione që sipas saj nuk përputhen me provat e paraqitura në gjykatë.

    Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa pritet vendimi përfundimtar.
  • BE prezanton aplikacion të ri për verifikimin e moshës në internet

    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës në internet është teknikisht gati dhe pritet të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.

    Sipas njoftimit, mjeti është dizajnuar për të lejuar përdoruesit të dëshmojnë moshën e tyre pa ndarë të dhëna personale, në përputhje me rregullat e rrepta të BE-së për mbrojtjen e privatësisë.

    Aplikacioni do të mund të përdoret pas shkarkimit dhe konfigurimit me dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti, duke mundësuar verifikimin e moshës për qasje në përmbajtje të kufizuar pa zbuluar identitetin e plotë të përdoruesit.

    Zyrtarët e Komisionit Evropian theksojnë se sistemi funksionon në mënyrë të ngjashme me certifikatat digjitale të përdorura gjatë pandemisë COVID-19 dhe synon të mbështesë zbatimin e Ligjit për Shërbimet Digjitale.

    Aplikacioni pritet të ndihmojë në kufizimin e aksesit në përmbajtje si pornografia, lojërat e fatit dhe shërbimet e lidhura me alkoolin, duke garantuar një mjedis më të sigurt për të miturit në internet.

  • Prokurorja: Tre versione të ndryshme nga të akuzuarit synojnë shmangien e përgjegjësisë penale

    Prokurorja në rastin e çështjes penale për vrasjen e Liridona Ademajt, në seancën që po mbahet sot, ku po jepen fjalët përfundimtare, tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë paraqitur tre versione të ndryshme të ngjarjes nga të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Sipas saj, këto versione paraqesin përpjekje për shmangie të përgjegjësisë penale dhe bartje të fajit te të tjerët, duke e quajtur këtë “tre skenarë të ndryshëm të një ngjarjeje”.

    Ajo shtoi se, sipas provave të administruara, i akuzuari Murseli ka kaluar pasditen e ditës kritike me të akuzuarin Granit Plava, me të cilin dyshohet se ka blerë armën e përdorur në kryerjen e veprës, si dhe ka përdorur veturë të huazuar në atë periudhë.

    Më pas, prokurorja shtoi se këto rrethana nuk përputhen me deklarimet e mbrojtjes dhe analizat e video-incizimeve tregojnë lëvizje të koordinuara të automjeteve.

  • “Hajni futi dorën dhe i bëri mamit bam” – prokurorja sjell detaje nga rrëfimi i fëmijëve (VIDEO)

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku pritet të jepen fjalët përfundimtare, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Në seancë po merr pjesë edhe prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila e ka cilësuar vrasjen e Liridona Ademajt si “krim makabër”.

    Gjatë fjalës së saj, ajo ka sjellë edhe deklarime që lidhen me fëmijën e madh të viktimës, të dhëna gjatë një vizite të njërit prej djemve në Suedi, në prani të psikologes.

    Sipas prokurores, djali i madh ka deklaruar, “Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam”.

    Po ashtu, u tha nga prokurorja se fëmijët refuzojnë thirrjet telefonike të mundësuara nga Qendra për Punë Sociale në Suedi për kontakt me Naim Murselin.

    Njëherësh, Perlinçeviq gjatë fjalës së saj, u shpreh se Leonardi (vëllau i viktimës) ka treguar se fëmijët dëshmojnë se si Naim Murseli e ka mbajtur Liridonën në njërin krah në momentin e ngjarjes.

  • Përplasje mes kamionit dhe veturës në rrugën Pejë–Prishtinë, një i lënduar dërgohet në QKUK

    Përplasje mes kamionit dhe veturës në rrugën Pejë–Prishtinë, një i lënduar dërgohet në QKUK

    Një aksident trafiku me lëndime është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 23:00 në Korroticë të Lartë.

    Siç mëson Sinjali, në aksident janë përfshirë një kamion i tipit MAN me rimorkio dhe një veturë VW Touran.

    Si pasojë e përplasjes, i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, Sh.Z (51 vjeç), i cili është dërguar me autoambulancë për trajtim në QKUK.

    Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për tentimvrasje në Augsburg

    Policia në Augsburg të Gjermanisë ka identifikuar dy persona të dyshuar për të shtënat që kanë ndodhur rreth 1 vit më parë në një bar.

    Sipas mediave gjermane, dy të dyshuarit janë nga Kosova dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në restorantin “Loco” në rrugën Donauworther të Augsburgut.

    Ky veprim është klasifikuar si tentim vrasje.

    Një grup special hetues i quajtur “Hettenbach” është krijuar për të sqaruar rastin.

    Si pjesë e hetimeve, një bastisje ka ndodhur tetorin e vitit 2025, e cila rezultoi me arrestimin e disa personave për trafikim ilegal të drogës.

    “Të dyshuarit janë në Kosovë, dhe zyra e prokurorit publik ka lëshuar kërkesë për ekstradim”, ka raportuar “RadioFatansy” e Gjermanisë.

    Policia nuk ka ofruar informacione nëse të dyshuarit janë ndaluar në Kosovë.

    Një gjykim i menjëhershëm në Gjermani nuk pritet të ndodhë për shkak të kompeksitetit të procedurave të ekstradimit.

    Hetimet mbi motivet e rastit janë duke vazhduar.

    Ndërkaq, “Augsburger Allgemeine” ka dhënë detaje mbi rastin e ndodhur në majin e vitit 2025.

    “Një shpërthim u dëgjua teksa raketat e fishekzjarrëve ngriheshin në ajër aty pranë. Në zonën e Urës Wertach në Oberhausen, fishekzjarrët tradicionalë të festës Plarrer dëgjohen gjithmonë me zhurmë të madhe. Por zhurmat që kalimtarët dëgjuan në një mbrëmje të majit 2025 nuk vinin vetëm prej tyre”.

    “Në atë kohë, dy burra qëlluan me armë drejt një lokali në rrugën Donauworther. Predhat goditën fasadën dhe pjesën ballore me xhama. Brenda në ‘Loco Bar’ kishte mysafirë, ndërsa edhe jashtë, në trotuar, ndodheshin njerëz, por fatmirësisht askush nuk u lëndua”.

    “Tani, Prokuroria dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale në Augsburg thonë se kanë identifikuar personat që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje, të cilën hetuesit e cilësojnë si tentim vrasjeje”.

    Ky medium thotë se ka shumë gjasë që rasti të jetë konflikt mes bandave.

  • Çmimet e naftës bien pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Liban

    Çmimet e naftës bien pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Liban

    Çmimet e naftës ranë pak të premten në mëngjes në Azi, pasi hyri në fuqi një armëpushim midis Libanit dhe Izraelit.

    Konflikti e vuri nën presion armëpushimin e kushtëzuar dyjavor mes ShBA-së dhe Iranit, ndërsa Teherani tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbënin shkelje të marrëveshjes.

    Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me gati 1% në 98.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra me 1.2% në 93.60 dollarë, shkruan BBC.

    Tregjet kryesore aziatike shënuan rënie të premten në mëngjes, pasi u rritën gjatë javës. Indeksi Nikkei 225 i Japonisë ra me 0.8%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut ra me 0.3%.