Category: AKTUALE

  • Komuna e Drenasit organizon koncert përkujtimor “Për fëmijët e rënë për liri”

    Komuna e Drenasit ka organizuar koncertin përkujtimor me titull “Për fëmijët e rënë për liri”, në shenjë nderimi për përvjetorin e masakrës së Poklekut dhe për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

    Aktiviteti u mbajt në Sallën e Kulturës, ku nxënësit e SHMU “Halil Bajraktari” dhe SHFMU “Ali Gashi”, nën udhëheqjen artistike të profesorit Hajzer Gjoshi, prezantuan një program artistik me përmbajtje përkujtimore dhe atdhetare.

    Koncerti u zhvillua në një atmosferë dinjitoze dhe emocionale, duke shërbyer si moment reflektimi dhe nderimi për fëmijët e rënë për liri, si dhe për të gjithë dëshmorët e vendit.

    Përmes këtij aktiviteti, Komuna e Drenasit theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të përcjelljes së vlerave të lirisë tek brezat e rinj./Rilindjashqiptare/.

  • Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, viktimat janë nga ky fshat

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita”.

    Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktimat janë babai dhe dy fëmijet e tij të moshës 30, 11 dhe 9 vjeçar.

    Sipas këtyre burimeve, viktimat janë nga fshati Gurbardh i kësaj komune.

    Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezi, ka bërë të ditur se rreth orës 12:55 policia është njoftuar për incidentin.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente”, deklaroi Elezi.

    Sipas tij, në banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy fëmijë – të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.

    Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për pasoja të tjera materiale apo njerëzore.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

  • E rëndë: Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit në banesë

    E rëndë: Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit në banesë

    Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë.

    Sipas informacioneve të Klanit, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në lagjen “Mirdita”.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, deklaroi ai.

  • Suspendohen një rreshter dhe toger i Policisë

    Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilët dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës.

    Sipas njoftimit të IPK-së, rasti i parë ka ndodhur më 15 prill 2026 në rajonin e Gjilanit, ku një zyrtar policor me gradën rreshter dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Pas hetimeve fillestare, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj tij është iniciuar rast penal”, ka thënë IPK-ja.

    Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 16 prill 2026 dhe ka të bëjë me një zyrtar policor me gradën toger në rajonin e Prishtinës. Sipas IPK-së, gjatë intervistimit në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës, ai është hasur duke incizuar pa autorizim hetuesit dhe procesin e intervistimit.

    Në lidhje me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është iniciuar procedurë penale për veprën “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

    IPK ka rekomanduar suspendimin e të dy zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste janë në vazhdim.

  • Evropa ka vajguri të mjaftueshëm vetëm për 6 javë!

    Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), paralajmëron për një mungesë akute të karburantit në Evropë. Në një intervistë me Associated Press, Birol thotë se vajguri mund të mbarojë brenda vetëm gjashtë javësh.

    Shkaku për “krizën më të madhe energjetike që kemi përjetuar ndonjëherë” ishte ndërprerja e furnizimit me naftë, gaz dhe mallra të tjera jetësore përmes Ngushticës së Hormuzit.

    “Sa më gjatë të zgjasë, aq më keq do të jetë për rritjen ekonomike dhe inflacionin në mbarë botën”, tha Birol. Vendet aziatike që mbështeten në energjinë nga Lindja e Mesme janë veçanërisht të prekura nga kriza.

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali.

    Mësohet se për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

    Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr, raportojne mediat italiane.

    Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

    Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë.

  • ‘Trepça’ publikon pamjet kur punëtorët vetëm u skanuan dhe nuk shkuan në punë

    Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur më 16 prill 2026 shqyrtimin publik lidhur me rastet e dy punonjësve, me inicialet Xh.Q. dhe I.H., të cilët akuzoheshin për shkelje të rënda të detyrave të punës.

    Pas shqyrtimit të plotë të çështjes dhe analizës së provave të administruara, Komisioni ka konstatuar se të njëjtit kanë kryer shkelje në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.10, 1.23, 1.26 dhe 1.27 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A

    Sipas kësaj rregulloreje, shkelje të rënda konsiderohen mungesat e pajustifikuara nga puna, paraqitja e pasaktë e evidencave të punës, si dhe manipulimi i sistemit të evidencës së prezencës.

    Më poshtë postimi i plotë dhe video ku tregon se punëtorët u skanuan dhe ecën në shtëpi:

    🚨 N J O F T I M

    Më datë 16.04.2026, Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastet e punonjësve z. Xh.Q. dhe z. I.H.

    Pas shqyrtimit të plotë të çështjeve dhe provave të administruara, Komisioni ka konstatuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.10, 1.23, 1.26 dhe 1.27 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.

    📌 Sipas kësaj rregulloreje, shkelje të rënda konsiderohen:

    • mungesat e pajustifikuara nga puna

    • paraqitja e pasaktë e evidencave të punës

    • manipulimi i sistemit të evidencës së prezencës

    📊 Nga raportet zyrtare dhe analiza e sistemit elektronik të evidencës, është konstatuar se:

    ➡️ Punonjësve në fjalë kanë evidentuar një numër shumë të lartë të mungesave të pajustifikuara nga puna ( I.H. 194 ditë dhe XHQ 188 ditë me mungesë në punë),

    ➡️ në shumë raste kanë kryer vetëm skanim të hyrjes pa dalje, apo nuk kanë evidentuar fare prezencën,

    ➡️ ndërkohë që pagesat janë realizuar sikur të kishin qenë të pranishëm në vendin e punës.

    💰 Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm financiar ndaj ndërmarrjes në vlerë prej mijëra eurosh.

    ⚖️ Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të dokumentuara, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për:

    ➡️ NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIES SË PUNËS ndaj të dy punonjësve.

    🎥 Në kuadër të provave, është shqyrtuar edhe një dëshmi video (01.04.2026), e cila ilustron një nga rastet e mosprezencës në vendin e punës

     

  • Politikani shqiptar e konsideron Kosovën si Serbi, gazetari: Mbaj gojën, kërko falje se gabove rëndë

    Politikani shqiptar, Bujar Nallbani, ish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i është referuar si “në kufi me Serbinë”, Tropojës, qytetit verior shqiptar që nga vendasit njihet edhe si Malësia e Gjakovës.

    Në një debat mbrëmë në Report TV ku po flisnin për zhvillimet në PD dhe kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha, Nallbani pati një përplasje me gazetarin Isa Myzyraj.

    “Lider s’quhet ai [Sali Berisha], sepse merret vesh se nga vjen. Ata që vijnë nga andej nga kufi me Serbinë nuk quhen liderë për mua”, tha Nallbani.

    Gazetari Myzyraj i regoi, duke i kërkuar ta “mbajë gojën”.

    “E para, mbaj gojën, se andej nga kufi me Serbinë vij edhe unë…”

    “Nuk të njoh, nuk e di… Ti s”flet si Saliu, prandaj…”, ia ktheu Nallbani.

    Gazetari i tha atij se s’mund të shprehej ashtu dhe se duhet të kërkonte falje.

    “Por s’mund të thuash që ata që vijnë nga veriu… E para, se e keni shumë gabim dhe në këtë rast duhet t’u kërkosh falje këtu të gjithë atyre që vijnë nga ‘kufi me Serbinë’”, tha ai.

    Nallbani tha se mund t’u kërkojë falje “të gjithëve, perveç Saliut”.

    “Me Saliun bëj çfarë të duash. Ne që vijmë nga andej jemi qytetarë të ndershëm të këtij vendi dhe ke bërë një gabim shumë të madh sot. Tropoja nuk është në kufi me Serbinë zotëri – është në kufi me Kosovën”, i tha gazetari.

    “Por ka qenë me Serbinë, po flasim për atë kohë kur ka qenë”, ia ktheu Nallbani, duke thënë se e njeh demografinë e kufijve.

    Gazetari tha se “njeriu ka kohë me u koritë edhe orën e fundit të jetës së tij”.

  • Ministri i Mbrojtjes së Greqisë në Kosovë, takohet me Kurtin

    Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.

    Njoftimin, ministri grek e ka bërë përmes një postimi në ‘’X’’.

    ‘’Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë’, ka shkruar ai.

     

  • Armë, municion, granata dore/ Policia deklarohet mbi aksionin në veri

    Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Veriut, në vazhdën e pranimit të informatave nga ana e qytetarëve, në disa lokacione në Komunën e Zubin- Potokut në fshatin Banovë dhe Prevllak, sot ka gjetur armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale.

    Si rezultat, janë ndërmarrë veprime policore duke kryer kontroll në rastet si në vijim:

    RASTI I

    Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe janë sekuestruar:

    – 4 pushkë të ndryshme,

    – 3 radio lidhje,

    – 1 kamerë,

    – 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

    RASTI II

    Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

    – 1 pushkë pa leje,

    – 3 fishekë.

    Në këtë lokacion është hasur personi M. R. (1972) i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit ai është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel “armëmbajtje pa leje”.

    RASTI III

    Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi tjetër të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

    – 1 armë AK-47,

    – 3 karikatorë,

    – 88 fishekë të armës së gjatë,

    – 1 granatë dore M75 (prodhim jugosllav).

    Rasti IV

    Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

    – 1 armë AK-47

    – 19 fishekë

    Rasti V

    Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

    – 1 pushkë M48 (e çmontuar)

    – 1 pushkë të gjuetisë

    – 33 fishekë

    Rasti VI

    Njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

    –  1 mekanizëm i armës së gjatë M-48,

    –  1 thikë – bajonetë,

    –  uniforma ushtarake.

    May be an image of text

    Në vendin e ngjarjes, në rastin III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar.

    Policia bën me dije se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, thuhet në njoftimin e policisë.