Category: AKTUALE

  • Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njoftojmë

    Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njoftojmë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para mediave lidhur me raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit.

    Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka bërë të ditur se komunikimet janë duke vazhduar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri.

    “Jam gjysme orë me vonesë. Jemi në komunikim, kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë“, tha Kurti.

    Përgjigjen e njëjtë Kurti e kishte dhënë edhe të mërkurën kur është pyetur nga mediat për çështjen e presidentit.

  • FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qytetarët këshillohen për kujdes

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me planprogramin e tyre trajnimor.

    “FSK-ja njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve”, u tha në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

    Nga qytetarët u kërkua të kenë kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik.

  • I dënuari për vrasje kapet në Belgjikë, pritet ekstradimi në Shqipëri

    Arrestohet në Belgjikë një 29-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe plagosje.

    Shërbimet e FAST Albania kanë siguruar informacion se një shtetas i dënuar për krime kundër personit fshihej në Belgjikë.

    Informacioni është shkëmbyer në kohë reale me partnerët belgë, nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe, si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”, u mundësua lokalizimi, kapja në Belgjikë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit, Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë.

    29-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Në muajin korrik 2017, shtetasi Nasi Hodo, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin P. B., si dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh, Sarandë.

    Gjithashtu, 29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K, shkruan Abcnews.al.

    Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve belgë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Nasi Hodo në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

  • Tetë të vdekur në vend pune këtë vit, nisin inspektimet

    Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten po zhvillojnë aksionin e inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.

    Aksioni i inspektorëve erdhi pasi të mërkurën vdiq edhe një punëtor. Është personi i tetë vetëm deri tash këtë vit që vdiq në vendin e punës.

    Ministria pati thënë se inspektimet do të fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ministri Andin Hoti ka thënë se inspektimet do të bëheshin në dy ndërrime, me orare të zgjatura e edhe gjatë festave. Me vendimin e tij, aksioni i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.

    Ministria e Punës po ashtu ka njoftuar formimin e një task-force të përkohshme ndërinstitucionale për sigurinë dhe shëndetin në punë në sektorin e ndërtimtarisë.

    Të mërkurën mbrëma një 48-vjeçar vdiq si pasojë e lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime. Para tij, një 59-vjeçar pati humbur jetën në Ferizaj, të hënën, në një objekt në ndërtim prej të cilit kishte rënë.

  • Zjarri te ndërtesa në Tiranë: Zbardhen detajet, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    Mediat shqiptare kanë publikuar detaje të reja nga incidenti i zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në Tiranë, ku për pasojë u shkaktuan dëme në 71 banesa

    Sipas Top Channel, policia ka siguruar tashmë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisën flakët.

    Bazuar në këto pamje, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit dhe nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre.

    “Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym. Në lidhje me zjarrin dyshohet se ka ardhur si pasojë nga i mituri ose nga ndonjë bisht cigareje nga ballkonet më sipër.

    Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.” – raporton tutje TCh.

  • Vdekja e punëtorit në Shtime, prangoset një person

    48-vjeçari, Isuf Bislimi është punëtori i cili vdiq tragjikisht të mërkurën në vendin e tij të punës në Shtime.

    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

     

  • Ministrja Pacolli emëron drejtorin e Inspektoratit…

    Ministrja e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka emëruar Adem Berishën si ushtrues detyre i drejtorit të Inspektoratit…

    “Në kuadër të reformës së brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam emëruar ushtrues detyre i srejtorit të Inspektoratit… z. Adem Berisha.
    Me emërimin e kryesinspektorit të ri synojmë forcimin e funksionimit të Inspektoratit…, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, shkruan ministrja Pacolli në njoftim.

  • Aksident i rëndë në Suharekë, çiklisti 9-vjeçar në gjendje kritike

    Aksident i rëndë në Suharekë, çiklisti 9-vjeçar në gjendje kritike

    Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bërshanc të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur.

    Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv.

    Lidhur me rastin, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e të miturit.

    “Fëmija i lindur në vitin 2017 është në gjendje të rëndë, me politraumë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, ai është dërguar në sallën operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar Syla.

    Autoritetet pritet të japin informacione shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit.

  • Nga defekti te zgjidhja Auto Pjesë Beka

    Nëse jeni në kërkim të pjesëve cilësore për makinën tuaj, Auto Pjesë Beka është zgjedhja e duhur për ju. Me një gamë të gjerë produktesh për çdo lloj makine, nga modelet më të zakonshme deri tek ato më specifiket, ky biznes ofron zgjidhje të sigurta dhe efikase për çdo nevojë automobilistike.

     

    Auto Pjesë Beka dallohet për përkushtimin ndaj cilësisë së garantuar. Çdo pjesë që ofrohet është e përzgjedhur me kujdes për të siguruar performancë të lartë dhe jetëgjatësi, duke i dhënë klientëve besim të plotë në çdo blerje. Pavarësisht nëse keni nevojë për pjesë mekanike, elektrike apo aksesorë të ndryshëm, këtu do të gjeni gjithçka që ju duhet në një vend të vetëm.

     

    Një nga pikat më të forta të Auto Pjesë Beka është shërbimi i shpejtë dhe profesional. Stafi i kualifikuar është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë me këshilla të sakta dhe zgjidhje praktike, duke kursyer kohën dhe duke garantuar që makina juaj të rikthehet në gjendje optimale sa më shpejt.

     

    Zgjidhni Auto Pjesë Beka për siguri, cilësi dhe besueshmëri në çdo kilometër. Sepse makina juaj meriton më të mirën.

     

  • Arrestohet personi që ishte arratisur nga stacioni policor në Prishtinë

    Arrestohet personi që ishte arratisur nga stacioni policor në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dy ditë më herët ishte arratisur nga stacioni policor -jugu, në Prishtinë derisa po intervistohej.

    Sipas policisë, rasti kishte ndodhur, më 13 prill 2026 rreth orës 16:10, ndërsa më 15 prill 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

    Rasti po hetohet për veprat penale: arratisje e personit të privuar nga liria, dëmtim i pasurisë së huaj dhe sulm ndaj personit zyrtar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.