“4 gola, përleshje e kartona të kuq” – Evertoni si për inat i nxjerr krejt në fund pikë Liverpoolit

“4-gola,-perleshje-e-kartona-te-kuq”-–-evertoni-si-per-inat-i-nxjerr-krejt-ne-fund-pike-liverpoolit

Liverpooli ka barazuar me Evertonin ndeshjen që nuk ishte zhvilluar gjatë javës së 15-të të Premier Leagues.

Në minutën e 11-të të ballafaqimit, Beto shënoi për epërsinë e Evertonit, por që rezultati u barazua pesë minuta më vonë nga Mac Allister.

Pjesa e parë u mbyll pa fitues, kurse Salah u ngjit në skenë për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshje Liverpoolit.

E, drama erdhi krejt në fund të takimit, ku Evertoni barazoi shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, përkatësisht në minutën e 98-të të takimit.

Pas këtij barazimi, Liverpooli gjendet në vendin e parë me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali, kurse Evertoni pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë.

/GazetaSinjali/

The post “4 gola, përleshje e kartona të kuq” – Evertoni si për inat i nxjerr krejt në fund pikë Liverpoolit appeared first on Sinjali.