Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, sot vizitoi lagjen Bresje, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës. Ai tha se gjatë bisedës u ndanë ide dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
Osmani falënderoi banorët për mikpritjen dhe fjalët e tyre të sinqerta, duke theksuar se puna e përbashkët është çelësi i suksesit.
“Së bashku do ta bëjmë Fushë Kosovën edhe më të mirë! Fushë Kosova PËRTEJ!”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/share/p/19w1xFfguF/?mibextid=wwXIfr