Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por mbetet e brishtë dhe me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri.

Ai i bëri këto komente gjatë një takimi në Bruksel me ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe partnerëve kontribuues, ku theksoi se nuk është përsëritur dhuna e vitit 2023, por rreziku ende ekziston.

Ulutash ka theksuar gjithashtu nevojën për një zgjidhje politike afatgjatë dhe ka mbështetur vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovë dhe Serbi, duke shtuar se stabiliteti mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë.

Ai kujtoi edhe ngjarjet e vitit 2023 në veri të Kosovës, përfshirë sulmin në Banjskë, duke theksuar se KFOR do të vazhdojë të luajë rol për ruajtjen e sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts