Dje rreth orës 13:40 në Ferizaj, Policia e Kosovës ka njoftuar se në një vazo janë gjetur të mbjellura disa bimë të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, thuhet në raportin e policis së Kosovës, transmeton Rilindjashqiptare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, të cilat kanë konfiskuar gjithsej 11 bimë të dyshuara narkotike me gjatësi nga 50 deri në 70 centimetra.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar fillimin e hetimeve për procedura të mëtejshme ligjore./Rilindjashqiptare/