Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi banimi në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka deklaruar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinë, aty ku ka ndodhur shpërthimi.