Gazetari Besnik Tahiri ka raportuar për fluks të madh të votuesve në qendrën e votimit në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë.
Tahiri bën të ditur se kjo shkollë është qendra me numrin më të madh ku voton pakica serbe, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, gazetari bëri të ditur se këtë pikë votimi e vizitoi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Ambasadori tha se data e zgjedhjeve lokale, është një nga datat më e rëndësishme për Kosovën, dhe natyrisht për procesin, që sipas tij po shkon mirë. Përgjigja e qytetarëve për të votuar është e mirë, sipas ambasadorit”, citoi Tahiri ambasadorin britanik.