Përmes një postimi në rrjetet sociale, Besnik Osmani ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rregullimin e Rrugës Dardania pas largimit të terasave që pengonin lëvizjen.
Osmani thekson se ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të krijojë kushte më të sigurta dhe funksionale për banorët dhe vizitorët.
“Rruga Dardania po merr pamjen që e meriton!” shkruan Osmani.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të qytetit dhe përmirësimit të jetës së përditshme për banorët e Fushë Kosovës./Rilindjashqiptare./