Kompania gjigante e ndërtimit CIMA po mahnit vizitorët në panairin më të madh dhe më gjithëpërfshirës të ndërtimit në vend – EXPO REAL Kosova, i cili po mbahet në ambientet moderne të Prishtina Mall, qendra më e madhe tregtare në Ballkanin Perëndimor.
CIMA, e njohur për standardin e lartë dhe përkushtimin ndaj cilësisë, po prezanton komplekset më moderne dhe projektet më ambicioze të ndërtimit në Kosovë. Vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me vizionin urbanistik, teknologjinë ndërtimore dhe qasjen bashkëkohore që e karakterizon CIMA-n – gjithçka në shtandin nr. 10 në kuadër të panairit.
Përfaqësuesit e kompanisë po i prezantojnë publikisht projektet e fundit, të cilat përfshijnë komplekse banimi, hapësira afariste dhe objekte me funksione të kombinuara, të dizajnuara për t’i dhënë frymë të re zhvillimit urban në vend.
Panairi EXPO REAL Kosova, që mbahet çdo vit në Prishtina Mall, ofron një platformë të rëndësishme për rrjetëzim, promovim dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve të industrisë, kompanive vendore e ndërkombëtare, si dhe mijëra vizitorëve që e frekuentojnë këtë ngjarje.
Pjesëmarrja e CIMA-s në këtë event nuk është vetëm një prezantim, por një dëshmi konkrete e rolit udhëheqës që kjo kompani ka në transformimin e peizazhit ndërtimor të Kosovës.
View this post on Instagram