Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Burimet kanë mësuar se bëhet fjalë për H. Lajqi, rreth moshës 70 vjeçare.
Të njëjtat burime kanë pohuar se viktima dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Rastin e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë.
“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi.
Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.