Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni që zhvilluan para objektit të ZRRE-së.
Pas arrestimit të tyre, ky grup ka reaguar duke thënë se shteti është në shërbim të KEDS.
Në një reagim për media “Asnjë cent më shumë” thekson se policia arrestoi brutalisht 12 qytetarë.
“Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRRE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e Qeveria përmes ZRRE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike”, thuhet në reagim.